Një histori e jashtëzakonshme që daton në 29 gusht, 1977. Melissa Ohden është 40-vjeçarja që vetëm 8 muajshe arriti ti mbijetonte abortit të së ëmës.
Kjo e fundit kishte vendosur që të bënte lindje të parakohshme duke pirë mjaft medikamente në mënyrë që të mos e lindtte vajzën në kushte normale, mirëpo mrekullia ndodhi, Melissa arriti të mbijetonte.
Të qarat e saj i dëgjoi një infermiere e cila u kujdes për të dhe foshnjës së vogël iu desh të kalonte disa kohë në inkubator. Ndërkohë që kishte dhe një udhëzim nga një infermier tjetër që gjendje në ato momente në spital, ta linin beben e vogël të vdiste.
Nëna e saj nuk kishte dijeni që Melissa kishte mbijetuar deri në momentin që vetë e bija u vu në kërkim të së shkuarës së saj. Pasi Melissa u njoh me të shkuarën e saj ajo shpenzoi pothuajse dy dekada që të kërkonte të dhënat për lindjen e saj, ndërsa qëllimi ishte të mësonte të falte.
Ndërsa ka zbuluar të shkuarën kushdo do të ishte mërzitur me të ëmën po nuk është ky rasti i Melisës e cila tregon se nëna e saj ka qenë mjaft e re në kohën kur ka tentuar abortin, pra vetëm 19-vite dhe ka qenë e detyruar që të bëjë abortin nga nëna e saj që ishte infermiere.
Nga ana tjetër Melissën e kanë birësuar kur ishte vetëm tre muajshe dhe me familjen që ajo ka gjetur është ndjerë mjaft mirë. Po ashtu ajo ka krijuar familjen e saj të shëndetshme me partnerin e saj Ryan dhe së bashku kanë dy vajza.
Kur Melissa u shpërngul për në Universitet u përball me gjyshen e saj biologjike edhe pse nuk e njihte, ajo ishte pedagoge. Ajo ishte vetëm 19-vjeç kur nisi me dëshpërim kërkimin për familjen e saj. Ajo gjithashtu vendosi një njoftim në gazetën lokale duke bërë thirrje për cilindo që ka informacion për ta komunikuar po nuk pati asnjë dobi.
Pasi gjeti mbiemrin e gjyshërve të saj dhe kontaktoi ata, Melissa ende ishte larg gjetjes së nënës dhe babait të saj. Melissa kishte gjetur babanë e saj, ndërsa nuk kishte mundur dot ta takonte pasi ai kishte vdekur më pas. Familja e tij kishte gjjetur letrën që ajo i kishte shkruar, ndërsa ai kishte pranuar se dikur kishte bërë një gabim të madh, çka nënkuptonte që nuk e kishte ndaluar mamanë e Melissës të kryente abortin.
Melissa e lindi vajzën e saj të parë në spitalin ku nëna e saj kishte kryer abortin.
Nëna ime ishte atletike dhe gjithmonë kishte perioda të parregullta, prandaj ajo nuk e kuptoi se ishte shtatzënë deri në tremujorin e tretë”, tha Melissa.
“Më thanë se nuk donte një ndërprerje, por gjyshërit e mi nuk e miratonin marrëdhënien mes saj dhe babait tim. Kjo ishte një tronditje e madhe, unë kam kaluar shumë vite duke menduar se nëna ime kurrë nuk më donte. Gjyshja ime rregulloi abortin e kripur brenda disa ditësh për të gjetur rreth shtatzënisë. Zemra ime ishte shumë e acaruar për nënën time sepse e kishte kaluar atë”, shprehet Melissa për ‘’Daily Mail”.
“Kam vetëm falje në zemrën time, për babanë tim dhe madje për gjyshen time”, shprehet Melissa.
Kohë më vonë zbuloi se ajo ka dy gjysmë motra, njërën prej të cilave e ka takuar dhe tjetrën planifikon ta shohë së shpejti. Po ashtu ajo e ka takuar nënën e saj disa dhe është në kontakt të rregullt me të.
Përveç punës së saj si punonjëse secaile, Melissa është tani një folëse motivuese, dhe themeloi Rrjetin e Mbijetuarit të Abortit për të mbështetur të tjerët në të njëjtën pozitë.
“Unë kam qenë në kontakt me 223 të mbijetuar të abortit, kryesisht nga SHBA por nga të gjitha anët,” shtoi ajo.
“Nëpërmjet besimit tim kam mësuar të fal. Nuk e ç’bën atë që ka ndodhur, por ju liron nga dhimbja. Ne të gjithë jemi njerëzor dhe të gjithë bëjmë gabime”, është ky mesazhi me të cilin mbyll rrëfimin e saj Melissa.
(E.K/SHUPLAKA)