Një ngjarje e rëndë ka tronditur Bërzhitën sonte, pasi një grua e moshuar është gjendur e vdekur në banesë. Për më tepër e lidhur këmbë e duar!
Ende nuk dihet se kush e ka kryer këtë krim makabër, megjithatë policia ka nisur hetimet.
“Në numrin e Emergjencave 112 të sallës operative Tiranë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Mihajas të Njësisë Administrative Bërzhitë, në banesën e saj është gjetur e vdekur shtetasja F. H ,74 vjeçe. Menjëherë u ngrit grupi hetimor dhe shkoi në vendngjarje.
Nga kqyrja paraprake e kufomës dyshohet se e moshuara është lidhur këmbë e duar dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksisë si pasojë e bllokimit të rrugëve respiratore. Nga informacionet e marra kjo shtetase jetonte e vetme (e ve). Kufoma do të dërgohet pranë IML për kryerjen e autopsisë nga mjeku ligjor. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë. (D.D/Shuplaka)