Sikur të mos mjaftonte vonesa në stërvitjen në mesjavë dhe gjesti me fanellën e Acerbit, mesfushori i Milanit, Bakayoko, ka bërë edhe një tjetër gabim sonte ndaj Bolognas.
Sipas asaj që shkruan “Sky” por edhe shumë portale të tjera italiane, pas dëmtimit të Lucas Biglia, që e nisi titullar, Gattuso ka thërritur Bakayokon të futet në fushë, por ky i fundit ende nuk kishte nisur nxehjen teksa ishte lajmëruar prej të paktën 3-4 minutash… Madje, shton edhe një “fuck off man!”, drejtuar trajnerit kuqezi. Pra, “ik q… burrë!”.
Gattuso nuk ka pritur dhe menjëherë ka thërritur Jose Maurin, duke e hedhur në fushë në vend të argjentinasit. Me këtë, Bakayoko thuajse ka djegur shanset për t’u blerë.
“fuck off man” diciamo che l’esperienza rossonera di #Bakayoko può definirsi conclusa. (Comunque mancanza di rispetto ingiustificabile questa) #MilanBologna pic.twitter.com/fdFminKkEH
— Giulia Bianchi (@GiuliaCuchu) May 6, 2019