Një aksident me vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, ku një mjet tip fadrom ka përplasur për vdekje shtetasin XH.L 58-vjeç.
Derimë tani ka pak detaje në lidhje me aksidentin e rëndë që ka ndodhur, dhe nuk bëhet e ditur, nëse ngjarja ka ndodhur në ndonjë kantier ndërtimi, dhe nëse janë punonjësit e ndonjë firme.
Policia thotë se ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 15.04.2020, rreth orës 10:10, në rrugën “Ramazan Gaxherri”, mjeti tip fadrom me drejtues shtetasin K.F., 52 vjeç, dyshohet aksidentalisht ka përplasur me pasojë vdekjen shtetasin XH.L., 58 vjeç.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Edhe pse prej ditësh puna është pezulluar në shumë sektore të biznesit, duket se në Tiranë puna në ndërtim vijon, dhe ka sjellë edhe një ngjarje të tillë të rëndë në këtë ditë karantine.
(E.K/Faxweb.al)