Partia Demokratike ka reaguar ndaj Prokurorisë për heshtjen e vdekjes së shoferit të ministrit Fatmir Xhafaj.
Sipas PD-së që kur ndodhi vrasja e shoferit të Xhafajt, qëllimi i vetëm i Prokurorisë së Tiranës është manipulimi i hetimit dhe mashtrimi i publikut, ndaj brenda katër orësh ajo lëshoi një deklaratë të hartuar në zyrën e Fatmir Xhafajt se shoferi është vetëvrarë..
Njoftimi i plotë
Prokuroria e Tiranës pasi shpalli që ditën e parë vetëvrasjen e shoferit të Xhafajt, pa bërë asnjë hetim, tani ka 10 ditë që hesht.
Që kur ndodhi vrasja e shoferit të Xhafajt, qëllimi i vetëm i Prokurorisë së Tiranës është manipulimi i hetimit dhe mashtrimi i publikut, ndaj brenda katër orësh ajo lëshoi një deklaratë të hartuar në zyrën e Fatmir Xhafajt se shoferi është vetëvrarë.
Prej atij momenti, Prokuroria e Tiranës është zhdukur dhe nuk po bën më asnjë lloj transparence me shpresën së çështja do të harrohet.
Është e njëjta taktikë që Rama dhe Xhafaj përdorën me audioregjistrimin e pazareve të drogës të Agron Xhafajt. Ata e shpallen videon fallco brenda pak orësh dhe që atëhere janë zhdukur.
Bllokimi i hetimeve për vrasjen e shoferit të Fatmir Xhafajt vërteton përfundimisht se i gjithë sistemi i Prokurorisë kontrollohet nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj. Prokuroria e Përgjithshme, Prokuroria e Krimeve të Rënda, Prokuroria e Tiranës, Prokuroria e Durrësit janë të gjitha marioneta në duart e Edi Ramës dhe instrumenta për të mbrojtur krimin në qeveri.
Që pas emërimit të Arta Markut, e cila ndryshoi të gjithë drejtuesit e sistemit të Prokurorisë, janë bllokuar dhe zvarritur të gjitha hetimet e rëndësishme kundër krimit, drogës dhe korrupsionit. Pa çlirimin e Prokurorisë nga kthetrat e Edi Ramës nuk do ketë drejtësi të vërtetë në vend!
(M.Q/Faxweb)