Një ditë pasi aktori i njohur Agron Llakaj firmosi listën që do i dërgohet KQZ-së nga partia e Ben Blushit LIBRA, një tjetër personazh i njohur firmos në mbështetje të politikanit të njohur.
Lajmin e ka bërë me dije vetë deputeti Ben Blushi i cili shkruan në një postim në rrjetet sociale se ka postuar një foto ku shfaqet gazetarja Sonila Meço teksa firmos për të qenë pjesë e partisë.
“Sonila Meço firmos LIBRA në zgjedhje”, shkruan Ben Blushi. (J.V/Shuplaka)