Ka vetëm tre ditë kohë nga përfundimi i afateve për dorëzimin e aplikimeve për anëtarë të komisioneve te Vettingut pranë avokatit të popullitm por interesi për aplikime rezulton i pakët. Pranë zyrave të avokatit të popullit deri më tani janë dorëzuar 12 aplikime shkruan TvKlan.
Për të aplikuar ka edhe një mënyrë të plotësim të formularit on-line, por një aplikimi që të quhet i vlefshëm duhet që dosja të dorëzohet fizikisht në zyrat e avokatit të popullit.
Po kështu gjatë ditës së hënë ka patur rritje të numrit të personave që aplikojnë për vendet vakante dhe gjatë këtyre tre ditëve të mbetura zyrat e aplikimit do të qëndrojnë të hapura nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 20:30 të mbrëmjes.
Thirrjet nuk mungojnë edhe nga Delegacioni i Bashkimit Europian dhe ambasada amerikane të cilët bëjnë thirrje që të vijnë të aplikojnë. Komisionet e Vetingut përbehen nga 46 anëtarë dhe ata duhet të plotësojnë kritere rigoroze, të profesionalizmit dhe pastërtisë së figurës, ku hyjnë edhe lidhjet me familjaret e të afërmit. Po kështu një nga kriteret bazë për kandidatët, është eksperienca në fushën juridike, 10 vjet për ata që kandidojnë për Komisionerin Publik dhe 15 vjet për anëtar Komisioni dhe gjyqtar të Kolegjit të Apelimit. (J.V/Shuplaka)