AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe GjithaVeç e Shuplakës

Edi Rama bën bashkë Veliajn me Nikollën, cili është koncesioni më i fundit ; plot 15 miliardë lekë

Edi Rama ia del të realizojë edhe një koncesion tjetër, mbi 15 miliardë lekë. Erion Veliaj dhe Lindita Nikolla, përkatësisht kryebashkiaku i Tiranës dhe ministrja e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë do të kujdesen për detajet teknike të një prej koncesioneve më të mëdha në Shqipëri.

Sot është hapur procedura e këtij superkoncesioni dhe ofertat e kompanive do të priten deri në 4 janar të 2018-ës. Deri në 1.574.138.127( një milliard e pesëqind e shtatëdhjetë e katër million e njëqind e tridhjetë e tetë mijë e njëqind e njëzetë e shtatë) lekë të reja pa TVSH është kostoja që do të paguajnë shqiptarët për ”Përmirësimin e Infrastrukturës Arsimore në Bashkinë e Tiranës“Për Projektimin, Financimin, Ndërtimin, Mobilimin, Mirëmbajtjen, Mbikqyrjen dhe Kolaudimin e pesë objekteve arsimore në Zonën Tirana 2”.

Koncesioni në formën e Partneritetit Publik-Privat parashikon ndërtimin e 4 shkollave dhe kontrata me kompaninë fituese do të zgjasë 8 vjet e 2 muaj.

 ”Me ndërtimin e objekteve arsimore në Zonën Tirana 2, objektivi i Autoritetit Kontraktor është të zgjidhë problemet të cilat janë evidentuar si pasojë e numrit të pamjaftueshëm të shkollave në Bashkinë Tiranë.Me ndërtimin e këtyre objekteve arsimore , në Tiranë nuk do të ketë më shkolla të mbushura mbi kapacitetin e tyre normal apo shkolla që zhvillojnë mësimin me dy turne.

Autoriteti Kontraktor do të ofrojë një siperfaqe prej 27042 metra katrorë vendosur përkatësisht: Tre objekte arsimore janë vendosur në njësinë Administrative Nr.6 dhe nje objekt arsimore në njësinë Administrative nr. 7”, sqarojnë teknikët e bashkisë.

Kur diskutohej çështja e rritjes së çmimit të ujit, bashkia përpiloi një relacion për një plan koncesionimi të ndërtimit të 17 shkollave në vlerën 79 miliardë lekë. Me sa duket forma e zgjedhur është ndarja në koncesione më të vegjël.

Si do t’i realizojnë investimet Veliaj me Nikollën?! Cilat kompani do t’i fitojnë? A po i ndajnë në pjesë të vogla për t’i kënaqur të gjithë kompanitë në listën e preferuar? Çfarë do t’i sjellë arsimit ky investim gjigant?! A do të jetë ”Fusha shpk” fituese, një nga të preferuarat e bashkisë, së cilës iu dha ndërtimi i Sheshit Skënderbej dhe parkimi nëntokësor i tij?! Kjo mbetet për t’u parë nga janari e tutje. (V.G-Faxweb)

KU DO NDËRTOHEN SHKOLLAT: Në Yzberisht, pranë Doganës, pranë 21 Dhjetorit

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *