04:20 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Edi Rama është pronari dhe autori i kënetës”, Basha me të rinjtë: Porta për të ardhmen hapet me votën për të ndëshkuar të korruptuarit

19:33 | 24/04/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Edi Rama është pronari dhe autori i kënetës”, Basha me të rinjtë: Porta për të ardhmen hapet me votën për të ndëshkuar të korruptuarit

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidati për deputetë Abaz Tafa, zhvilluan një takim me të rinj në Tiranë, ku foli për pjesën e programit NEXTGEN. Gjatë fjalës së tij, Basha tha se të rinjtë kanë mundësinë që të hapin portën drejt një të ardhme që e kanë ëndërruar, që deri më sot është penguar nga kryeministri dhe shokët e tij tek 7×7=313.

Ai më tej tha se këdo të pyesësh për shokët, të përgjigjet, vetëm Rama nuk thotë se ku i ka shokët. Basha më tej ironizoi duke thënë se nuk ka shokë tek 313, sepse nuk pranon alibinë që shokët hanë pas shpine. Sipas tij, ai që vjedh fondet publike nuk është shok, por hajdutë, siç janë shokët e kryeministrit i cili nuk përgjigjet pasi e di që e pret pyetja tjetër se ose është i paaftë, ose është kreu i kënetës së korrupsionit.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Pjesën që keni në dorë është ai i cili u mundëson të hapni portën drejt një të ardhme që e keni ëndërruar por që nuk ka ardhur dot jo për fajin tuaj, por për shkak të këtij kryeministri dhe shokëve të tij tek 7×7=313, i cili nuk ka përgjigje. Nuk ka përgjigje se pse ika shokët aty. Fred, po të të pyes unë ty ku i ke shokët, i ke këtu, shumë i ke në emigracion. Po ti më përgjigjesh mua ku i ke shokët. Gjithësecilin prej jush po t’u pyes ku i keni shokët, do më thoni, një pjesë i keni këtu, një pjesë i keni në emigracion, por një pjesë tjetër mund të jenë më sytë e shpresës nga këtu, apo jo?
Po të më pyesësh mua ku i kam shokët, ja ku i kam. I kam kandidatët e Koalicionit Euroatlantik, Abaz Tafajn në zonën tuaj. Aty ku jeta më ka çuar që i ri, në moshën tuaj kam akoma shoqërinë time, kam akoma shokët e studimeve, ca janë në Holandë, ca janë në vendet e tjera të Europës, ca janë në Amerikë. Kam shokët e kohës që kam punuar në Kosovë. Vetëm në një vend nuk kam shokë, tek 7×7-313, nuk kam shokë aty.
A e dini pse nuk kam shokë tek 313-ta? –sepse unë nuk mund të pranojë alibinë që shokët hanë prapa shpine. Ai që han prapa shpine të mirat publike nuk është shokë, është hajdut. Dhe një hajdut që vjedh paratë e taksave të shqiptarëve, që vjedh paratë që duhej të ishin investuar për rininë e shqiptarëve s’mund të jetë shoku im. Kështu që edhe Edi Rama nuk përgjigjet se ku i ka shokët, sepse po ta pranojë siç e di e gjithë Shqipëria, siç e di e gjithë Europa, siç e di dhe Amerika që shokët i ka tek 7×7=313, pyetja tjetër është pak e vështirë për t’iu përgjigj. Pyetja tjetër është me të njëjtat fjalë që përdor ai gjoja në këtë fushatë. Se fushatë nuk e ka, e ka alibi për të mos dhënë përgjigje për pyetjen. Po mirë mo Rame, i paske shokët tek 7×7=313, po ndaje mendjen na e thuaj pse i ke tek 7×7=313? Pse e ke Lali Erin në burg? Pse Saje Qori që ishte më i miri i ministrave të Brendshëm, apo Ilir Beqën shokun tënd, apo Ter Kokën, apo Vangjush Dakon, apo Arben Ahmetajn që përkohësisht i ka shpëtuar burgut me procedura azili, pse i ke? Ndaje mendjen dhe na trego, ose ti qenke më buf se bufi, se paskan ngrënë gjithë këto shokë, ka 12 vite që vjedhin shqiptarët prapa shpine, ose ti je kënetë e shkuar kënetës, je pronari dhe autori i kënetës.

Pas

Berisha: Saranda miliona tonelata beton në të 4-anët. Shqipëria Madhështore është një program për shqiptarët

Para

Berisha: Do rikthejmë rininë! Një vend pa rini, është një vend pa ëndrra, pa të ardhme, është një shkretëtirë njerëzore

Para
Berisha: Do rikthejmë rininë! Një vend pa rini, është një vend pa ëndrra, pa të ardhme, është një shkretëtirë njerëzore

Berisha: Do rikthejmë rininë! Një vend pa rini, është një vend pa ëndrra, pa të ardhme, është një shkretëtirë njerëzore

 



Të Fundit

“Rezultati do të mbetet në historinë e Shqipërisë”, Rama, mesazh socialistëve: Kokën lart, këtu nuk ka humbës, por vetëm fitues

Shefi i ushtrisë izraelite: Do të pushtojmë më shumë territor në Gaza

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

Gjermani, shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë

Itali/ I proceduar më parë për drogë, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine! Në hotel i gjenden edhe 7 mijë euro cash

Emri/ Arrestimi i 38 personave për komplot në Venezuelë, mes tyre i riu shqiptar, ja roli i tij në bandën kriminale

Greqi/ Të dënuarit i vënë zjarrin Burgut të Korfuzit, mes tyre edhe shqiptarë! Shkak kushtet çnjerëzore dhe torturat(VIDEO)

Gjendet rastësisht pas 37 vitesh statuja e Jim Morrison që u vodh nga varri

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.