Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në mediat sociale duke ju përgjigjur Partisë Demokratike, pas publikimit të dëshmisë së Manjola Cakonit, se nuk ishte ndihmuar nga qeveria dhe se i është thënë se nuk i takonte një pension.
Me një reportazh të përgatitur deri në detaje, teksa thuhen fjalët më të mira për qeverinë, Rama ka publikuar një dokument ku kërkon që të tregojë se Manjola Cakoni ka marrë një shtëpi. Madje sipas kronikës, mamasë së Alesjos i është ofruar mundësi punësi vazhdimisht.
Kryeministri ka shkuar më tej, teksa ka dhënë edhe një intervistë për gazetarin e tij të ERTV-së, duke sqaruar situatën dhe historinë e familjes së Manjola Cakonit.
“Mendoj se etika e medias dhe komunitetit duhet ta ndalojë hedhjen e nxituar të hapave të tillë për të konsumuar në publik njësoj si në restorant në klub. Duhet t’i referohet fakteve. Do të ishte shumë njerëzore që pa e akuzuar dhe pa e konsumuar imazhin fizik.”- shkruan Rama.
Më tej në videon e publikuar nga Rama, janë publikuar edhe fotot e kontratës së dhurimit të një apartamenti në Kamëz, ku ndër të intervistuarit është edhe kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli.
Po ashtu në reportazh dalin edhe banorë të tjerë të prekur nga tërmeti, ku nuk i kursejnë lëvdatat për kreun e qeverisë në kamerën e ERTV-së, ku njëri prej tyre thotë se “Mua Edi Rama më ka puthur në ballë dhe me ka thënë do ta bëjë zoti më mirë”.
(M.Q/Faxweb.al)