Kryeministri Edi Rama në përfundim të takimit me kryetarët e grupeve parlamentare të opozitëas, ka folur para kryesisë së Kuvendit, ku ka folur fjalët më të mira për opozitëbn parlamentare, duke argumentuar se asnjëherë nuk i kanë munguar profile të tilla parlamentit shqiptar.
Rama tha se nuk e ka përcaktuar ai që njëra opozitë të jetë jashtë parlamentit e tjetra jashtë, ndërsa shtoi se marrëveshja me Lulzim Bashës është produkt i frikës.
“Sepse për fatin e keq jemi në këto kushte që nuk i kam përcaktuar unë as PS. Kemi një opozitë që është e ligjshme politikisht por s’ka funksione. Kemi një opozitë jashtë dhe një brenda parlamentit. Unë nuk jam diktatori që imponohet aq më tepër për rregullat e lojës. Do e gjenim patjetër një marrëveshje që do na pëlqente ne më shumë se ajo që arritëm me Lulzim Bashës, e cila është produkt i frikës dhe i shitur nga analistë që nuk mbrojnë kauzën e popullit dhe interesit të vendit, por thjeshtë udhëhiqen nga mllëfi. Do ishte shumë më e lehtë edhe me këta këtu nëse do kishte depolitizim. Numërimi partiak nuk i favorizon forcat më të vogla, si ta them unë këtë tani.
I bie të kemi dy kode, dy sisteme, dy shtete dhe dy palë zgjedhje. Me gjithë respektin për Murrizin dhe ata që janë në parlament, që asnjëherë nuk i kam akuzuar apo thënë gjëra ndaj tyre siç i kanë keqtrajtuar për fat të keq nëpër komente e analiza, nuk është risi për parlamentin se nuk është se i kanë munguar parlamentit këto lloj profilesh. Nuk shoh ndonjë lloj dallim të madh intelektual, mes atyre që ikën dhe atyre që janë. Nuk janë një forcë e shtruar dhe e organizuar. Janë një larmi njerëzish që janë bashkuar. Nuk votojnë më ligje që lidhen me arsye jashtë vetes, por jashtë tyre. Për politikë në Shqipëri nuk ka budellenj, janë populli më i stërvitur për të vepruar e kuptuar në kohë.”
(F.GJ/FAXWEB.AL)