10:10 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ekonomia miraton projektligjin për tatimin e të ardhurave; Nga 1 janari 2024 të vetëpunësuarit e profesioneve të lira do tatohen 15 deri 23%

16:35 | 30/03/2023
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ekonomia miraton projektligjin për tatimin e të ardhurave; Nga 1 janari 2024 të vetëpunësuarit e profesioneve të lira do tatohen 15 deri 23%

Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi nen për nen projektligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Projektligji ishte parashikuar të hynte në fuqi nga 1 janari 2023, por u shty në fund të këtij viti, pasi grupi i punës i ngritur nga komisioni parlamentar kërkoi të marrë në shqyrtim ankesat e Institutit të kontabilistëve të Miratuar dhe Shoqatës së Bankave.

Drafti i rishikuar nga deputetët solli vetëm rishikimin e disa termave, ndërsa nuk mori në konsideratë kërkesën e grupeve të interesit për shtyrjen e tatimit progresive të profesioneve të lira deri në dhjetor 2029, siç parashikohet të vijojë 0% tatim për bizneset e vogla tregtarë dhe të vetëpunësuarit e tjerë.

Përmes projektligjit të ri “Për tatimin mbi të ardhurat” nga 1 janari 2024 të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohem më si biznes i vogël me 0 %, por të ardhurat neto (fitimi) nga biznesi për të vetëpunësuarit do të tatohen me normat 15% për fashën 0 deri 14,000,000 lekë dhe mbi 14,000,000 lekë vendoset tatimfitimi 23%.

Projektligji përcakton dy afate zbatimi. Për të vetëpunësuarit e profesioneve të lira tatimi progresiv nga 15% deri në 23% do të nisë zbatimin nga 1 janari 2024, ndërsa për biznesin e vogël (duke përfshirë kategoritë të vetëpunësuarit) efektet e ligjit do të fillojnë të zbatohen nga 1 janari 2029.

Debate pati edhe për neni 14 të projektligjit për zbritjen apriori të shpenzimeve të patatueshme. Deputeti Erion Braçe tha se zbritja e shpenzimeve në nivelin 60% për një prodhues, nuk mund të jetë e barabartë me një diskotekë.

Për zbritjen e shpenzimeve apriori sipas shumave të përcaktuara në draft ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj sqaroi se është fakultativ dhe biznesi do të zgjedhë t’i përmbahet ose jo këtij neni sipas përqindjeve ose do të zgjedhe të bëjë deklarimit sipas legjislacionit.

“Bëhet fjalë vetëm për bizneset që kanë qarkullim vjetor deri në 10 milionë lekë, pra vetëm për biznese që i kategorizojmë si biznese të vogla. Ky është një nen i ri në legjislacion “Për tatimin mbi të ardhurat” me qëllim lehtësimin e procedurave për mbajtjen e kontabilitetit për bizneset e vogla, t’i lehtësojë ato. Arsyetimi që është përdorur pas përdorimit të përqindjeve të caktuara është në bazë të historikut të deklarimit të këtyre sektorëve. Pra është marrë një historik dhe është bërë një mesatare e shpenzimeve të sektorëve me qëllim të lehtëson në procesin e deklarimit”.

Deputeti i opozitës Bujar Leskaj propozoi që pikën b) të nenit 69 të dispozitës kalimtare: “Për entitetet, që operojnë në struktura akomoduese “Hotel/Resort me katër dhe pesë yje, status special”, sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name”, përjashtimi nga tatimi mbi të ardhurat korporative do të vazhdojë të zbatohet sipas përcaktimeve të shkronjës “g”, të nenit 18, të ligjit nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar të përcaktohet afati i zbatimit të kësaj lehtësie deri në fund të vitit 2023 ose 2024.

Leskaj nënvizoi se lehtësitë që i janë bërë këtyre strukturave është pabarazia më e madhe.

Ministrja e Financave Ibrahimaj tha se ligji aktual “Për tatimin mbi të ardhurat” parashikon një afat të kësaj lehtësie fiskale që është dhjetori i vitit 2024.

“Ne kemi mbajtur në fuqi parashikimet e ligjit që është në fuqi. Strukturat akomoduese “Hotel/Resort me katër dhe pesë yje, status special”, sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name”. Përjashtimi nga tatimi mbi fitimin, i parashikuar sipas këtij paragrafi, aplikohet për një periudhë 10-vjeçare për ato struktura, të cilat përfitojnë statusin special deri në dhjetor 2024. Ky parashikim do të mbetet në fuqi”.

Ibrahimaj shpjegoi nëse subjekte të reja përfitojnë statusin special para vitit 2024, për ta do të aplikohet lehtësia fiskale për një periudhë 10 vjeçare./Monitor.al

Pas

Shkrirja e akullit të Antarktidës, mund të ndryshojë klimën e botës për shekuj

Para

Ja pse orari i ri pranveror na ndikon keq në shëndetin mendor

Para
Ja pse orari i ri pranveror na ndikon keq në shëndetin mendor

Ja pse orari i ri pranveror na ndikon keq në shëndetin mendor

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kamza i jep fund numërimit të votave, Partia Demokratike kryeson me shumicë votash! Ja sa është diferenca me PS

Përfundon numërimi në Qarkun e Elbasanit, si paraqitet rezultati

Me 205.500 lekë dhe 525 euro me vete/ Blerje votash në Kukës, arrestohet një person, shpallet në kërkim kryeplaku i fshatit Lusen

Mbyllet përfundimisht numërim i kutive të votimit në Dibër! Diferencë e thellë votash mes socialistëve dhe demokratëve

Përfundon numërimi në qarkun e Beratit/ PS siguron 5 mandate, ja sa merr Partia Demokratike

PD fiton në Kukës, 8000 vota më shumë se PS! Kush janë dy deputetët e parë që sigurojnë karrige në Kuvend/ Nis numërimi i kandidatëve

Përfundon numërimi i votave në Gjirokastër! Sa është diferenca mes PS dhe PD

Përfundon numërimi në Lezhë/ PD del forcë e parë, diferencë prej 1899 votash me PS

Zjarr në një banesë në fshatin Rrilë(VIDEO)

Korçë, PD tjetër humbje/ “Madhështorët”, një mandat më pak

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.