I ftuar në studion e FaxNews, gazetari Aulon Kalaja , ka folur ditën e sotme për aktualitetin politik.
Ai ka treguar bindjet e tij për krijimin e partisë së re “Bindja Demokratike” dhe gjithashtu nuk ka lënë jashtë vëmendjes dhe deputeten e opozitës së re Rudina Hajdari.
Në studio gazetari ka treguar ekskluzivisht për FaxNews së eurodeputeti Fleckenstein, i cili ka qënë aktiv me komentet e tij për ngjarjet e ndodhur na vend, renditet i 18 në partinë e tij në Gjermani, renditje kjo disi e largët për një deputet me një karrier të madhe në politikë.
I pyetur për zyrtarizimin e partisë së re “Bindja Demokratike” Kalaja është shprehur:
“Në lidhje me këtë çështje ngrihen shumë pikëpyetje, sepse është një parti e krijuar natën. Megjithëse unë e them në mënyrë figurative sepse komunistët punojnë natën. Ky nuk ishte një sinjal i mirë për politikën. Por gjithashtu unë nuk e kuptoj se si një parti krijohet brenda një nate.Çuditem se si kanë kaluar proceduarat, si ka mundësi që mblidhen 4 mijë firma për një nate?! Ajo që më shqetëson më shumë është fakti se si vrapon kaq shumë për tu regjisturar në zgjedhje në limitet e tyre.”
Gazetari ka vijuar më tej duke u shprehur:
“Unë nuk e kuptoj se cili është program i kësaj partie. Mendojë se kjo është një parti pragmatiste e cila kërkon të përfitoj nga vakuumi i krijuar aktualisht. Anëtarët e kësaj partie po sillen si hiena, hanë kërmat që lënë të tjerët, duke dashur të përfitojnë”
Sa i përketë deputetes së Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, pa e komentuar tepër Kalaja e ka vendosur theksin tek konflikti i brendshëm familjar.
“Unë nuk e kam gjykuar Rudina Hajdarin për shkak të historisë familjare që ajo përfaqëson. Ajo fillimisht duhet ta zgjidhë këtë problem brenda familjes së saj, sepse mesa kam parë vëllai i saj Kiri Hajdari ka qënë krah nesh në protestë. Mendimi im është se këtu ka disa defiçenca. Lëvizjet e saj më duken të çuditshmë, nisur që nga takimi me Patozin.”
Sa i takon ndërkombëtarëve dhe reagimit të tyre për djegien e mandateve Aulon Kalaja është shprehur se vendimi i opozitarëve ka qënë i paprecedent. Por duke dashur të bëjë një ndarje mes reagimeve që ka bërë BE-ja dhe SHBA-ja, Kalaja është shprehur se nuk duhen marrë shumë parasysh reagimet e ndërkombëtarëve, e sidomos të atyre që mund të korruptohen lehtësisht.
“Janë të pritshme këto reagime, që në fillim kam menduar që nuk do të jenë ndërkombëtarët me opozitën. Ata nuk mund të jenë dakord me ngjarje të tilla të paprecedenta. Ata kanë qënë të papregatitur nga ky vendim. Të themi se vendimi i Bashës ishte i menjëhershëm, sepse ai nuk përdori djegien e mandateve por lënien e madateve.”
Sipas tij është e rëndësishme të bëjmë ndarjen mes SHBA-së dhe BE-së.
“Është e rëndësishme të ndajm BE-në nga SHBA-ja, reagimet e tyre vijnë nga kontekste të ndryshme.
Zoti Fleckenstein, ka qënë shumë aktivë lidhur me reagimet e tij për Shqipërinë. Por le të themi se ai renditet i 18- ti në partinë e tij në Gjermani, ai shprehet se, “unë dhe Eduart Kuka, nuk kemi pse të jemi nëpër listë dhe aq më tepër në renditje të tilla”. Ai është një politikan i vjetër dhe kjo renditje tregon nivelin e tij.
Me personazhe të tillë të cilët kanë pikëpetje në karrierën e tye, mund edhe të korruptohen nga shteti shumë lehtësisht, ç’ka tregon që nuk mund t’u besohen reagimeve të këtyre zyrtarëve. Kujtojmë që Flackenstein ka folur për Sajmir Tahirin dhe çështjen e drogës, një javë më vonë përgënjeshtroi fjalën e tij. Nuk duhet të jemi symbyllur, ndaj të tilla ngjarjeve.
Ndërkohë që sa i përket Amerikës ata po operojnë me një zëvendësambasadore, çka tregon që niveli i mbikqyrjes nuk është dhe aq i lartë dhe kjo është një thirrje për Amerikën dhe Donald Trump. Dua t’u them të mos bashkëpunojnë me komunizmin, por të ndihmojnë Shqipërinë siç ka bërë në momentet delikate të vendit.”