Prokuroria e Durrësit ka marrë në pyetje javën e fundit disa persona që kanë pasur kontakte me anë të mesazheve apo telefonatave me Ervin Dalipajn.
Sjellim në vëmendje që Dalipaj ishte në kërkim nga policia që prej janarit të vitit 2016 e në vazhdim me akuzën e pjesëmarrjes në rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut në Durrës. Dalipaj u ekzekutua vetëm pak muaj më parë.
Sipas “Panorama”mes personave që janë marrë në pyetje së fundi është edhe një zyrtar i lartë i sektorit të Hetimit të Krimeve në Policinë e Durrësit pasi ky zyrtar i policisë së qytetit bregdetar sipas verifikimeve të prokurorisë rezulton lidhje e afërt familjare e Ervin Dalipajt.
Oficeri i policisë është marrë në pyetje nga grupi i hetimit nëse kishte informacione apo të dhëna në lidhje me vrasjen e ndodhur më 25 prill 2017 në zonën e Sukthit në autostradë ku mbetën të vdekur Ervin Dali paj dhe Juxhin Dautaj.
Duke iu referuar dëshmisë së tij zyrtari i policisë ka thënë se “nuk mund t’ia vinte gishtin” askujt, pasi të dy personat që mbetën të vrarë në atentat, Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautaj, kishin probleme të shumta të tyre që mund të ishin bërë shkak i ngjarjes.
Më pas prokuroria ka pyetur edhe disa persona të tjerë, të afërm të viktimave apo shokë të tyre,
me të cilët shoqëroheshin, por pa arritur ndonjë rezultat konkret në lidhje me zbardhjen e autorësisë së vrasjes, e cila mbetet ende mister. (J.V/Shuplaka)