Gjashtë anëtarë të një familje janë ekzekutuar mbremjen e të enjtes në Kajzerica të Zagrebitm në një nga krimet më të rënda që nga pavarësia e Kroacisë.
Siç raporton “Jutarnji List”, një person ka ekzekutuar me gjakftohtësi tre gra, dy burra dhe një fëmijë 10 vjeçar.
Pas këtij krimi makabër, policia u mobilizua për të arrestuar vrasësin në të gjithë zonën e Kroacisë, por rreth orës 4 të mëngjesit, burri u gjet i vetvrarë në zonën e Brezovicës.
Ndërkohë nga gjashtë anëtarët të së njëjtës familje u vranë, raportohet se vetëm një fëmijë shtatë muajsh ishte i vetmi i mbijetuar. Për motivin e krimit makabër mendohet se xhelozia është shkak.