10:52 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Emëruan dy drejtorë në kundërshtim me ligjin”, DAP i përgjigjet LSI-së: Shprehën dëshirën për të qenë pjesë e Trupës Drejtuese

18:29 | 23/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Emëruan dy drejtorë në kundërshtim me ligjin”, DAP i përgjigjet LSI-së: Shprehën dëshirën për të qenë pjesë e Trupës Drejtuese

Vetëm një ditë më parë, sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Endrit Brahimllari denoncoi emërimin e dy drejtorëve në kundërshtim me ligjin.

Sipas Braimllarit drejtoresha e re e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca dhe Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro, janë emëruar nga Rama në këtë detyrë në shkelje të ligjit dhe pa konkurs.

DAP ka dhënë pak më parë një sqarim për këetë situatë. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, DAP shkruan se dy kandidatët kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e Trupës së Drejtuesve, por emrat e tyre nuk gjenden në listën paraprake të fituesve, pasi nuk janë paraqitur në testim.

STATUSI I PLOTË I DAP

SQARIM!

Nisur nga reagimi publik i një partie politike, ngritur mbi bazën e keqinformimit, lidhur me emërimin e dy drejtorëve në kundërshtim me ligjin, Departamenti i Administratës Publike, sikurse ka sqaruar edhe deputetin z.Endrit Braimllari, nëpërmjet shkreses nr. 932/3, datë 19.03.2018, dëshiron të sqarojë opinionin publik se:

z.Afrim Qendro dhe znj.Frida Krifca ushtrojnë detyrën e tyre në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi.

Për qartësi të opinionit, znj.Frida Krifca është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (Agjencia e Pagesave) në datë 17.07.2017, në përputhje me pikën 4, të Nenit 21 të ligjit 9817/ 2007 ‘Për bujqësinë dhe zhvillimin rural’. Sipas këtij neni, Drejtori i kësaj agjencie, emërohet dhe lirohet nga Kryeministri me propozim të ministrit përgjegjës për çështjet e bujqësisë.

Ndërkohë, z.Afrim Qendro, mban detyrën e Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, që prej datës 16.10.2013. z.Qendro zëvendëson drejtorin e përgjithshëm të këtij institucioni, pas largimit të këtij të fundit nga kjo detyrë. Sikurse parashikohet edhe në ligjin nr.90/2012 ‘Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore’, në rastet e mungesës, titullari zëvendësohet nga punonjësi me vjetërsi më të madhe në hierarki.

Lidhur me konkurrimin që po zhvillohet për anëtarët e rinj të Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues, sqarojmë se, znj.Krifca dhe z.Qendro kanë shprehur interesin e tyre për t’u bërë pjesë e kësaj trupe, e drejtë kjo e çdo personi që përmbush kriteret për të aplikuar, por nuk janë paraqitur në testim, e për këtë arsye emri i tyre nuk rezulton në listën paraprake të fituesve.

Shprehja e dëshirës së dy kandidatëve për t’ju bashkuar Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues nuk mund të përdoret si një sulm ndaj ligjshmërisë së detyrës që këta persona ushtrojnë aktualisht.

Departamenti i Administratës Publike, si institucion përgjegjës për menaxhimin e burimeve njerëzore, distancohet nga debate të tilla të cilat nuk i shërbejnë synimit kryesor që ka aktualisht vendi për ngritjen e një administrate civile profesionale, të përgatitur dhe të aftë për t´ju përgjigjur sfidës së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Reforma në administratën publike e veçanërisht transparenca e rekrutimeve në shërbimin civil është një nga proceset e vlerësuara maksimalisht vitet e fundit edhe nga institucionet ndërkombëtare.

(F.M/Faxweb)

Etiketa: braimllariDAPSQARIMstatus
Pas

Blejnë të dhënat private të qytetarëve italianë, nisin verifikimet për “Call Center”-at në Shqipëri

Para

Përmbytjet/ Shehi ironizon Ramën: Nuk mendoj se Erdogan i ka zgjidhur punët e veta. Dalin ministra me kokore e çizme…

Para
Përmbytjet/ Shehi ironizon Ramën: Nuk mendoj se Erdogan i ka zgjidhur punët e veta. Dalin ministra me kokore e çizme…

Përmbytjet/ Shehi ironizon Ramën: Nuk mendoj se Erdogan i ka zgjidhur punët e veta. Dalin ministra me kokore e çizme…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 55”,Kapet në Shkodër dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin në Itali, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Trump kërcënoi BE-në me tarifë 30%, paralajmëron ministri i Jashtëm italian: Kemi përgatitur taksa me vlerë 21 miliardë euro për produktet amerikane

GJKKO nxjerr në arrest shtëpie ish-Shefi e Rrugores Tiranë, Roven Zeka

Sot pritet të mbyllet aksioni i shembjes së ndërtimeve pa leje në Theth! Kanë mbetur vetëm dy objekte

Lufta në Gaza vazhdon/ Ushtria izraelite: “Kemi shkatërruar 100 objektiva të Hamasit”

Lufta në Ukrainë, i dërguari special i Trump mbërrin në Kiev

Rrogozhinë/ Ndezi zjarr dhe për pasojë u dogjën qindra pemë ulliri, pemë frutore dhe 10 ha bimësi

Rama paralajmëron sistem të ri të furnizimit të naftës: Do sjellë kontroll të çmimit

Aksioni në Theth, Kryeministri Rama: Nuk do të ketë resorte turistike

“Nuk i thamë askujt na jep votën dhe ndërto pa leje”/ Rama reagon për Thethin: Nuk janë njerëz të shkretë, por…

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.