S’do mend që qeveritarët dhe punonjësit e administratës janë në ekstazë, 1 javë pushim nuk është pak. Tani ata kanë mundësinë ta kalojnë ku t’ua dojë ”e bardha zemër”. E shtunë, e diel, e hënë, e martë, e mërkurë…të enjtën do kthehen në punë.
Kuptohet janë pak në dilemë se ku do udhëtojnë, ndërsa qytetarët e republikës do enden rrugëve për të zgjidhur problemet e tyre, edhe pse do iu duhet të presin ditën e enjte.
Tani mendojeni kryeministrin e vendit në këtë situatë, që me patjetër duhet të bëjë ndonjë status për t’u dukur që është në krye të detyrës, sot të paktën.
”Faleminderit gjithë atyre që sot u angazhuan në çeljen e operacionit PASTROJMË SHQIPËRINË QË DUAM.Deri në 2020 do kemi mbjellë 20.200 pemë”, ka shkruar në ”Twitter”, vetëm se e ka korrigjuar aty për aty.
20 mijë pemë deri në 2020?! Po a nuk qe Erion Veliaj që vetëm 2 mijë i mbolli në sheshin ‘Skënderbej”?!
Dhe vjen menjëherë ndryshimi, Rama shton edhe tri zero, tek e fundit e ka luksin të shtojë, të heqë, të shtojë, të heqë…
(V.G/Faxweb)