00:34 | 02/12/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Emrat nuk ua zëmë dot në gojë’’/ Policia qesharake me njoftimet, mban të fshehtë Shullazin me shokë, nxjerr në tabelë hallexhinjtë

14:52 | 11/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Del i pastër Ardi Veliu, procesi zhvillohet në kohë rekord, brenda 24 orësh konfirmohet në detyrë

Policia e Shtetit nuk e ka aspak për problem që të nxjerrë me emër dhe me mbiemër të dënuar me disa muaj burg, që arrestohen prej tyre, ama tregohet shumë e rezervuar sa i takon emrave që janë subjekt i OFL-së.

Kështu në një nga dhjetra mesazhet rutinë, që iu dërgohen çdo ditë gazetarëve ishte dhe një njoftim nga ana e policisë në Vaun e Dejës, që deklaronte se kishte ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim, i dënuar me 2 vite e 8 muaj burg, për fshehje të të ardhurave.

“Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Latif Salja, 61 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”

Ndalimi i tij u bë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin nr. 312, datë 18.04.2017, e ka dënuar me 2 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave””, thuhej në njoftimin e policisë, ndërkohë që për Emiljano Shullazin dhe Gjergj Cukalin, policia mjaftohej vetëm me dhënien e inicialeve, dhe disa përshkrimeve shtesë për veprat penale, për të cilat akuzohen.

‘’OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:

– E. Sh, me banim në Tiranë, i cili aktualisht ndodhet i paraburgosur, pasi ndaj tij po zhvillohet gjykimi për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

– Gj. C., me banim në Tiranë, pasi në vitin 2006, Gjykata e Rrethit Tiranë e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së”, deklaronte policia, që fatmirësisht falë të shkuarës së tyre të bujshme, u arritën të identifikoheshin lehtësisht nga ana e gazetarëve.

Sjellja me dy standarde nga ana e policisë lë shumë për të dëshiruar, veçanërisht për shkak të propagandës së shtuar, se po luftohen të fortët dhe pasuritë e tyre, ama emrin nuk ua zëmë dot në gojë.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: Ardi Veliuveliu
Pas

Huazimi i gazit lotsjellës që u përdor mbi protestuesit, reagon Policia e Kosovës: Ndodhi mbi pëlqimin e dy ministrive

Para

Humbi 45 kilogramë, Adele fotografohet me pamjen e re dhe nuk njihet fare

Para
Fotot/ Transformohet Adele, ja dieta që ka mbajtur për të rënë në peshë

Humbi 45 kilogramë, Adele fotografohet me pamjen e re dhe nuk njihet fare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

Të Fundit

Jetëgjatësia në Korenë e Jugut ra për shkak të Covid për herë të parë që nga viti 1970

Atlanta/ Gruaja me flamur palestinez i vë flakën vetes jashtë konsullatës izraelite

Murseli e ka pranuar se ka porositur vrasjen e gruas së tij

A mund të kompensojë një sy gjumë një natë të keqe të gjumit

Trajneri Silvinjo rrëfehet për FIFA-n: Ju tregoj çelësin tonë të suksesit. Ëndrra jonë është të kualifikohemi në Kupën e Botës

Shtëpia e Bardhë: Hamasi fajësohet për rënien e armëpushimit në Gaza

Çfarë ndodh nëse Donald Trump dënohet? Asnjë parashikim për këtë skenar në rregullat e konventës republikane

Pesë mënyra për të thënë “jo” pa u ndjerë në faj

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF

Bizneset në Kosovë i thonë JO monedhës dy euro, Banka Qendrore del me rekomandim për qytetarët

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.