21:06 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kronikë

Emrat/ Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, gjykata e Kukësit lë në burg dy të arrestuarit

10:29 | 07/07/2025
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Emrat/ Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, gjykata e Kukësit lë në burg dy të arrestuarit

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Kukës pranoi kërkesën e prokurorit të çështjes dhe vendosi këtë të hënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për Shkëlqim Qenaj dhe Avdulla Mallaki.

Të dy u arrestuan nga Policia e Kukësit të premten, më 4 korrik, në zonën e njohur si “Ura e Hasit”, nën akuzën për trafik armësh nga Kosova në Shqipëri.

Sipas hetimeve paraprake, Qenaj dhe Mallaki, banues në Prizren, trafikonin armë përmes kufirit jeshil me qëllim shitjen e tyre në territorin shqiptar. Gjatë kontrollit të automjetit të tyre, efektivët e policisë zbuluan dhe sekuestruan 8 armë zjarri të fshehura në bagazhin e makinës, secila e vendosur në çanta të veçanta.

Dyshohet se armët ishin destinuar për dy persona të tjerë, të cilët arritën të largohen sapo vunë re shërbimet e policisë. Këta të fundit janë ende në kërkim nga Policia e Kukësit.

Ky nuk është rasti i parë i goditjes së grupeve kriminale që merren me trafikimin e armëve nga Kosova në Shqipëri. Më 30 maj, pas një hetimi pesëmujorsh, policia arrestoi 10 persona të përfshirë në të njëjtin aktivitet kriminal.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, e ka cilësuar bashkëpunimin me Policinë e Kosovës si një model suksesi në rajon, veçanërisht në drejtim të goditjes së grupeve që trafikojnë armë zjarri. Në lidhje me rastin e fundit në Kukës, ai shprehu mirënjohje për strukturat vendore të policisë si dhe për qytetarët, të cilët, sipas tij, po tregojnë gjithnjë e më shumë besim te Policia e Shtetit.

Pas

Berisha akuza për masakrën mjedisore në Elbasan dhe Vlorë:Altin Troplini ka amnistuar krimin

Para

Kryeministri Izraelit mbërrin në SHBA, do të takohet me Trump

Para
Kryeministri Izraelit mbërrin në SHBA, do të takohet me Trump

Kryeministri Izraelit mbërrin në SHBA, do të takohet me Trump

 



Të Fundit

Aksioni në Tiranë: 20 mijë m² hapësira publike të rikthyera qytetarëve

Tragjedi në Vietnam: Përmbyset anije turistike, 34 të vdekur

Ksamil, dhunohet në sy të pushuesve një 46-vjeçar

Australia mbështetje Ukrainës, i dërgon 49 tanke M1A1 Abrams

Shembja e ndërtesës në Afrikë u mori jetën 34 personave, hetimet zbulojnë se tragjedia mund të shmangej: Vrimat në godinë mbuloheshin me rërë

Zjarri në Belishovë: Situata nën kontroll, por mbikëqyrja vijon gjatë natës

Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.