22:32 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Emrat/ Valë arrestimesh te zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë, në pranga dhe ish-sekretarja e përgjithshme

07:44 | 06/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Emrat/ Valë arrestimesh te zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë, në pranga dhe ish-sekretarja e përgjithshme

Ish-sekretarja e pergjithshme Juliana Hoxha

Pas një hetimi të gjatë në lidhje me procedurat e tenderimit në Ministrinë e Drejtësisë gjatë periudhës 2016-2017, Prokuroria e Tiranës ka prerë fletë arresti për disa funksionarë dhe ish-*funksionarë të këtij institucioni.

Hetimet janë shtrirë në 5 procedura tenderimi, ndërsa 12 personat dyshohet se kanë konsumuar veprën penale të Shpërdorimit të detyrës dhe atë të Shkeljes së Barazisë së Pjesëmarrjes në tendera.

Ka qenë grupi i inspektimit, i Ministrisë së drejtësisë dhe më pas ai i Ministrisë së Financave, që kanë evidentuar shkeljet me pasoja të rënda për buxhetin e shtetit.

Deri tani në pranga kanë përfunduar 4 persona, mes të cilëve edhe ish Sekretarja e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, Juliana Hoxha, por edhe ish Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse Aurel Lamçe si dhe specialistë të IT-së Lysien Ali dhe Arlind Alikaj, ndërsa priten arrestime të tjera. Për 8 persona të tjerë është dhënë masa e arrestit të shtëpisë.

Duhet thënë se periudha për të cilën po hetohet është ajo kur në krye të Ministrisë së Drejtësisë ishin dy përfaqësuesit e LSI-së Petrit Vasili dhe Ylli Manjani.

Shkeljet më të rënda janë raportuar në lidhje me shërbimin e kamerave në burgje, ndërsa ka dyshime se edhe regjistri noterial nuk funksiononte.

Pesë procedurat e tenderimit, ku janë evidentuar shkeljet:
1. Mirëmbajtja dhe mbikqyrja e sistemit ICMIS në 7 Gjykatat Administrative
2. Përmirësimi i sistemit të mbikqyrjes elektronike në fushën penale
3. Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirëmbajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar
4. Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës
5. Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik të çështjeve të përmbarimit

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Pas

U shkarkua nga drejtoria e burgjeve, Rama ‘riciklon’ Cipën. E emëron në krye të…

Para

Si u bëmë kështu, të rinjtë e sotëm kanë prindër ‘part time’

Para
Si u bëmë kështu, të rinjtë e sotëm kanë prindër ‘part time’

Si u bëmë kështu, të rinjtë e sotëm kanë prindër 'part time'

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.