Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi me anë të mashtrimit i mori një personi rreth 41 mijë euro.
Blutë kanë identifikuar shtetasin Neritan Dobra i cili nuk ka ndërmjetësuar sipas marrëveshjes, por pasi ka marrë shumën e eurove është larguar.
Njoftim:
Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacionit mes strukturave policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan, në kuadër të operacionit policor të koduar “Ndërmjetësi”, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin Neritan Dobra, 34 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se i ka marrë një 43-vjeçari, pronar i një ferme bagëtish, rreth 40 500 euro, për të ndërmjetësuar për blerjen e bagëtive nga disa shtetas të tjerë, me këtë vlerë, për llogari të 43-vjeçarit. 34-vjeçari nuk ka ndërmjetësuar sipas marrëveshjes, por pasi ka marrë shumën e eurove është larguar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.