Policia e Sarandës ka arrestuar një 34-vjeçar të shpallur në kërkim, ai akuzohetse I ka vjedhur aparatin celuar një shtatasi polake.
I arrestuari është, Elton Baho, 34 vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë. Ndërkohë Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Sarandë Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim ! Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale të vjedhjes! Më datë 12.10.2017, Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës së tyre për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit : Elton Baho, 34 vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë. Ky shtetas ka qënë i shpallur në kërkim prej policisë për veprën penale ”Vjedhja”, pasi më datë 08.10.2017 në lagjen ”Nr.1”, në Sarandë dyshohet se i ka vjedhur aparatin celualar tip ”Samsung J5” shtetases Polake K.S.M.B, 47 vjeçe. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme.
(S.SH/Shuplaka)