Djali afgan, i cili bëri xhiron e botës teksa mbante veshur një qese plastike me numrin 10 dhe emrin e Lionel Messit mbi të, më në fund ka takuar idhullin e tij dhe ka marrë një fanellë të vërtetë me firmën e yllit argjentinas.
Messi dhe Murtaza Ahmadi u takuan në Doha, Katar, aty ku Barcelona zhvilloi miqësoren kundër Al Ahly.
Në këtë ndeshje ishte edhe 6-vjeçari që e shoqëroi argjentinasin në fushën e lojës.