Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka dhënë një mesazh të rëndësishëm Bashkimit Europian në një dalje të fundit një ditë më parë në Kompleksin Presidencial të Turqisë ku ishin mbledhur të zgjedhurit lokalë. Teksa i cilësoi përplaset me vendet e BE-së si “mosmarrëveshje politike”, Kreu i Lartë i Shtetit theksoi se Turqia nuk është mysafire në Europë, përkundrazi një vend mikpritës.
“As Bashkimi Europian, as vendet europiane që kanë rënë në kthetrat e racizmit nuk mund ta përjashtojnë Turqinë nga Europa. Ne nuk jemi mysafirë, por mikpritës të saj. Nëse Bashkimi Europian është i gatshëm të lerë mënjanë armiqësinë e saj të pakuptimtë dhe standardet e dyfishta kundër Turqisë, ne jemi të gatshëm t’i bashkohemi Unionit.”, u shpreh presidenti Erdogan.
Ai tha gjithashtu se Turqia do e tregojë vullnetin e saj të mirë ndaj çështjeve si: liberalizimi i vizave, 6 miliardë euro në ndihmë të refugjatëve, apo hapja e kapitujve për negociata, por “tani ka marrë fund koha e hedhjes së hapave të njëanshëm.Turqia është lodhur duke pritur një përgjigje të BE-së për më shumë se 50 vjet.”
Grushti i shtetit në Turqi dhe zhvillimet e mëvonshme, u bënë shkak që Parlamenti Europian të miratonte një vendim për ngrirjen e bisedimeve me Turqinë për anëtarësim e saj.