15:11 | 10/07/2025

Erdogan i ofron Iranit ndihmën për të lehtësuar bisedimet bërthamore dhe për të ndihmuar në zgjidhjen e konfliktit me Izraelin

 

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i bëri me dije homologut të tij iranian, Masoud Pezeshkian, se Turqia është e gatshme të luajë një rol aktiv në lehtësimin e bisedimeve bërthamore dhe rikthimin e dialogut mes palëve.

Në një telefonatë të zhvilluar të hënën, Erdogan theksoi rëndësinë e përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund tensioneve dhe konfliktit me Izraelin.

Ai gjithashtu shprehu shqetësimin për situatën dramatike në Gaza, duke theksuar nevojën për paqe dhe stabilitet në rajon. Ky hap i Turqisë shihet si një mundësi pozitive për avancimin e negociatave dhe uljen e tensioneve ndërkombëtare
Para
 



Të Fundit