Gjatë një fjalimi të sotëm, presidenti Turk Rexhep Tajip Erdogan ka kërcënuar kryeministrin e Kosovës Ramush haradinaj se do të mbajë përgjegjësi për menaxhimin e situatës me turqit e deportuar ditën e djeshme, të cilët akuzohen si gylenistë, anëtarë të organizatës së Fetullah Gylenit, kundërshtarit politik të Erdoganit.
Presidenti turk e ka kritikuar Haradinajn për shkarkimin e ministrit të Brendshëm Flamur Sefaj dhe shefit të Agjensisë Kombëtare të Informacionit.
Erdogan e ka cilësuar kryeministrin Haradinaj si ‘kukull’ të perëndimit dhe i ftoi qytetarët e Kosovës të protestojnë kundër tij.
“Karriera e kryeministrit të Kosovës do të marrë fund”, tha Erdogani.
“Si mund t’i ushqesh këta njerëz që kanë bërë një tentativë për grusht shteti ndaj Turqisë, vend i cili mirëpret Kosovën si një vëlla.
Do të japësh llogari edhe ti për këtë. Vëllezërit e mi kosovarë nuk i japin kredibilitet një kryeministri si ti. Vëllezërit e mi kosovarë, kosovarët që i njoh dhe i di, do të kërkojnë llogari prej teje për këtë. Unë e di edhe këtë”, deklaroi Erdogan.
Presidenti Erdogan gjithashtu duke folur për kreun e organizatës terroriste Fetulla Gylen, tha se “edhe ai që ka ikur në Pensilvani është në telashe. Thotë ‘Çfarë do të ndodhë me mua?’. Çka ndodhi me ata në Kosovë do të ndodhë edhe me ty”, i është përgjigjur Erdogan.
Burimi: Koha.net
Discussion about this post