Kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku ka reaguar pas kërksesës që Partia Demokratike i bëri Prokurorisë për të nisur verifikimin ndaj tij, pasi rezulton se është ndaluar dhe dëbuar nga Greqia.
Kajmaku është shprehur se me përgjegjësi të plotë deklaron se nuk ka qenë i dënuar dhe dëbuar nga asnjë vend i Bashkimit Europian.
“Sapo jam njohur me nje tekst letre te publikuar nga PD ku pretendohet se une jam denuar dhe debuar nga shteti grek. Me pergjrgjesi ligjore dhe bindje morale deklaroj se nuk jam denuar dhe as jam debuar asnjehere nga ndonje shtet i BE, as nga Greqia. Nderkohe qe per vite te tera kam qene udhetues i shpeshte dhe korrekt ne shume vende te BE, per llogari te biznesit tim familjar. Autoret dhe akuzuesit publike qe shpifin ndaj personit tim, per nje qellim te vetem, ate te ndotjes politike te kundershtarit, do te vihen perballe drejtesise dhe detyrimit te gjetjes se provave te pretenduara. Por ju drejtohem se te paqenen nuk mund ta pretendosh si te ndodhur.“- shprehet Kajmaku.