Këngëtarja Inida Gjata, e njohur ndryshe si Zhaku, thotë se do të kthehet nga Gjermania, ku dhe jeton, për të krijuar një parti politike, në vendin tonë, që sipas saj është duke shkuar keq e më keq. Ajo thotë se do të sfidojë Ramën, pasi sipas saj, ky i fundit është kthyer në një diktator, dhe këtë e tregoi me prishjen e Teatrit Kombëtar.
“Kam vendosur të kthehem në Shqipëri. Po angazhohem politikisht, po themeloj një parti. Qëllimin kam zhvillimin kombëtar, por është një parti liberale me synim zhvillimin e tregut të lirë. Nuk e prisnim nga Edi Rama.
Edi Rama që ka qenë simbol i njeriut liberal dhe njeriut progresist, nuk mund t’ja lejonte vetes të shndërrohej në diktatorin më të tmèrrshëm që kemi patur deri tani. Unë nuk e kuptoj dot se si është tjetërsuar ky njeri, dhe si i thotë mendja që është i pazëvendësueshëm dhe që rrënjët e tij janë kaq të thella.
Më duket aty sikur e kanë lënë Shqipërinë në mes të rrugës dhe është aksidentuar keq dhe është duke humbur gj.ak, dhe i vetmi njeri me makinë jam unë. Mos ta çoj në spital? Si thua?”, tha ajo në një intervistë për Adi Krastën.