Është përfolur shumë kohët e fundit se këngëtarja e Zaimina Vasjari mund të jetë shtatzënë. Por nga vetë ajo nuk ka pasur asnjë reagim në lidhje me këtë gjë.
Së fundmi këngëtarja ka postuar një foto ku shfaqet veshur në të zeza dhe të gjithëve na çudit me atë që shkruan.
“Pothuajse 6 muajsh, shtatzënë”, shkruan këngëtarja. Nuk kanë qenë të pakta komentet ku disa e urojnë por disa të tjerë shfaqen skeptikë pasi thonë se këngëtarja nuk e ka barkun e fryrë në këtë foto.
Vetë Zaimina nuk ka komentuar më tej duke i lënë fansat në dilemë.
A është këngëtarja vërtet shtatzënë apo këtë postim e ka bërë në formë ironie për të gjithë ata që deri më tani kanë folur për këtë shtatzëni?
Ende nuk dihet. Presim të flasë vetë këngëtarja. (J.V/Shuplaka)