Në fshatin Dragot të Tepelenës ka pasur sot një tjetër protest kundër gërmimeve për eshtrat e ushatrëve grekë.
Me simbolet kuqezi protestuesit nga e gjithë Shqipëria, mbështetur nga banorët e zonës shprehen se ky është një dhunim për herë të dytë që po i bëhet vendit.
‘’Jo trupa pushtues në vendin tonë në kundërshtim me marrveshjen që ka filluar që në 2009, protestojme edhe për mungesën e informimit pasi media nuk lejohet të jetë prezente në zhvarrimin e eshtrave”, shprehen protestuesit.
Në zonë janë të pranishme dhe forca të Policisë për të shmangur çdo lloj incidenti.
Duhet thënë se nga pala shqiptare ka një heshtje të madhe në lidhje me atë çka ka ndodhur për negociatat me Greqinë, ku së fundi presidenti Meta ka pasur një seri takimesh me paraardhës së tij, për të vendosur nëse do ti japë apo jo plotfuqishmërinë ministrit Bushati.
Nga ana tjetër gërmimet në zonën e Tepelenës nisën menjëherë pas bisedimeve Bushati-Kotzias që u mbajtën në qytetin e Korçës.
https://www.youtube.com/watch?v=vESjQkuXVOI&feature=youtu.be&app=desktop