Ndërkohë që në sheshin Skënderbej vazhdojnë punimet, për të mos i prishur bukurinë bredhit të festave të fundvitit, shoferi i një ekskavatori ka menduar të zbukurojë edhe automjetin e punës me një shirit me drita.
Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, i ka pëlqyer shumë ky gjest i shoferit, saqë e ka publikuar atë në rrjetet sociale.
“Ekskava-selfie! As ekskavatorët e sheshit Skënderbej nuk i rezistojnë dot frymës së festave. Ky tipi pa Bashkinë e i futi dhe vetë një shirit”, shkruan Veliaj.
Meqë ky shesh duket shëmtuar ditën, të paktën të duket bukur natën.