Kryeministri Edi Rama, ka qenë i ftuar në televizionin EuroNews Europe, në emisionin “Global Conversation” ku ka folur në lidhje me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Rama ka thënë se Europa nuk është thjesht një qasje politike dhe strategjike, por është një fe që kurrë nuk do tradhëtohej nga shqiptarët.
“Europa nuk është thjesht një qasje strategjike, është një fe, të cilën shqiptarët nuk do e tradhëtonin kurrë”- tha Rama.
Më tej ai foli për ecurinë e ngadaltë të Shqipërisë drejt integrimit europian, për të cilën u shpreh se kjo vinte si rezultat i mosmbajtjes së premtimeve nga ana e Europës dhe se vendi ynë i kishte bërë detyrat. Kyreministri shtoi me tej se Shqipëria nuk ishte gati të hynte në Europë, por shtoi se në momentin e tanishëm, BE po tregohet dritëshkurtër me vendin tonë, sepse sipas tij, e meritonim hapjen e negociatave. Më pas Rama Ballkani mbetet një zonë gri, që është një tërheqje e vazhdueshme për aktorë të jashtëm.
“Ne nuk planifikojmë asgjë tjetër, përveçse të vazhdojmë të punëojmë për këtë gjë. Për ne Europa nuk është një është një destinacion politik, por është një fe dhe askush nuk mund ta tradhëtojë atë në Shqipëri. Është një detrim ndaj fëmijëve tanë. Duhet ta bëjmë Shqipërinë një shtet që njihet plotësisht. Shqiptarët nuk lodhen kurrë së luftuari për të qenë pjesë e Europës. BE nuk ka mbajtur disa premtime.
Ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë. Ne dolëm nga komunizmi dhe kemi mundësinë të zgjedhim. Atëherë nuk kemi zgjedhur. Zgjidhnin të tjerët për ne. Duke mos qenë të integruar në BE ,Ballkani Perëndimor mbetet zonë gri që ofron atraksion edhe për të tjerët që nuk kanë të njëjtat principe që ka BE. Për Shqipëri nuk shoh ndonjë rrezik sepse ata janë shumë fanatik për perëndimin.
Shqipëria ka bërë përparime. Ka një ndryshim të madh mes të qenit anëtar dhe përfundim të negociatave. Shqipëria sigurisht që nuk është gati të futet sot në Europë. Por me kushtet që jemi sot, Europa po tregohet dritëshkurtër me në. Nuk po na jep atë që meritojmë. Shqipëria e meriton që të futet në rrugën e plotë të hapjes së negoiciatave”- tha Rama.