Aktorja Eva Longoria e ka festuar Krishtlindjen në një mënyrë të veçantë. Mes rreze të diellit në një plazh të Meksikës ajo vendosi pemën e saj të Krishtlindjeve. Aktorja 41-vjeçare shpërndau me fansat një video në Snapchat që tregonte pemën e zbukuruar duke qëndruar në rërë, me në sfond dallgët e oqeanit.
“Pema e Krishtlindjeve është në rërë. E nxorëm nga shtëpia. Njerëzit mendonin se jam çmendur”, thotë Eva në video. Në këtë video ajo shfaqet mjaft joshëse, duke publikuar kështu edhe dekolten e saj. Eva Longoria mund të shihet në ekranin e madh në maj të vitit të ardhshëm, me dramën “Lowriders”. (J.V/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”370″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]