Everton ka shënuar fitore ndaj Sauthempton në kuadër të javës së 20-të të Premier Ligës.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në fraksionin e dytë skuadra e Ronald Koeman shënoi tre herë në portën kundërshtare.
Valencia i dha avantazhin skuadrës në minutën e 73′ të takimit, ndërsa në të 81′-ën Baines nga pika e bardhë shënon të dytin. Lukaku trefishon rezultatin në të 9′-ën.
Everton pozicionohet në vendin e 7-të me 30 pikë, ndërsa Sauthempton në të 10-in me 24 pikë.