Facebook ka pranuar se ka punësuar firmën kërkimore dhe konsulente Definers Public Affairs për të hetuar 88-vjeçarin miliarder, George Soros.
“Në 2018, investitori dhe filantropisti Xhorxh Soros sulmoi Facebook gjatë një fjalimi në Davos, duke na bërë thirrje për një kërcënim për shoqërinë, nuk kishim dëgjuar kurrë kritika të ngjashme më parë dhe donim të dinim nëse ai kishte motivim financiar. Dafivers ka hetuar duke përdorur informacione publike”, shkruan Facebook, në një deklaratë të botuar në blog.
Ishte Neë York Times ajo që zbuloi se Facebook kishte “përdorur një kompani të analizës së orientimit republikan, Definers për të diskredituar aktivistët kritikë, pjesërisht duke i lidhur ato me financierin Xhorxh Soros“.
Nga hetimet e Definer, doli se Soros financoi disa koalicione të aktivistëve kritikë të Facebook. “Kanë përgatitur dokumentet dhe i kanë shpërndanë në shtyp për të treguar se nuk ishte një lëvizje spontane e protestës”, shkruan shënimi.
Pas zbulimeve të Nyt, si Drejtori i Përgjithshëm i Facebook, Mark Zuckerberg, ashtu edhe drejtuesja e financës, Sheryl Sandberg, u distancuan nga kompania Definers duke thënë se ata nuk dinë asgjë. Përgjëgjësinë për çështjen e ka marrë kreu i Komunikimit, Elliot Schrage i cili dha edhe dorëheqjen.
Definers gjithashtu qarkulloi disa dokumente që e zbulonte se Soros ishte themelues i lëvizjes “Liria nga Facebook”. (J.D/Faxweb.al)