Almeda Abazi, aktorja dhe prezantuesja e njohur shqiptare është aksidentuar pas një darke romantike me bashkëshortin Tolgahan Sayışman, një prej aktorëve më të famshëm në Turqi.
Sipas mediave turke, makina me të cilën po udhetonte çifti është aksidentuar nga një taksi në dalje të parkingut të një restoranti në Stamboll.
“Haberturk” shkruan se Abazi dhe bashkëshorti i saj Tolgahan Sayisman, i cili sapo është kthyer nga turi i tij në Afrikë, kaluan një darkë romantike në një restorant në Kurucesme.
Në dalje të restorantit ata u përplasën nga një taksi. Fatmirësisht në aksident nuk pati të lënduar, por vetëm dëme të vogla të materiale.
Pas shokut të përjetuar, Sayisman ndaloi në anë të rrugës dhe priti policinë. “Faleminderit Zotit shpëtuam paq”, tha aktori, i cili iu nënshtrua edhe një testi alkooli.
(M.Q/Faxweb)