Ditën e sotme “Fax News” ndodhet në familjen e Florenc Beqirit i cili vdiq në shtetin francez ditën e djeshme pasi mjekët i hoqën aparaturat që e mbanin në jetë. Prej disa ditës Florenci ishte në koma pasi ishte rrahur brutalisht në burg. Familjarët mes lotësh kërkojnë drejtësi dhe kanë hapur dyert e mortit. Të mbledhur tek një dhomë mes varfërisë ata kërkojnë sa më parë trupin e djalit të tyre në Shqipëri.
Nëna e të ndjerit ka hedhur akuza të forta ndaj shtetit francez duke u shprehur se i kanë vrarë djalin. “Kërkoj drejtësi, dua trupin e Florencit në Shqipëri. Florencin e ka vrarë policia franceze. Tubin ia kanë hequr djalit kur babai ka qenë jashtë”, është shprehur e ëma Laureta Beqiri për “Fax News”.
Po kështu edhe shokët e 23-vjeçarit, Fation Aliaj dhe Dashamir Dauti kërkojnë drejtësi. Ata shprehen se Florenci ka pasur një jetë shumë të vështirë dhe se kërkojnë trupin e tij të kthehet në familje. (J.V/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=oONwQQ-3QQE
https://www.youtube.com/watch?v=b9cc9Mh-pc8