Detaje të tjera janë zbardhur lidhur me trupin e pajetë gjetur ditën e sotme poshtë urës së Lanës, tek zona e Brrylit në kryeqytet, i identifikuar si Hekuran Zeqo, 71 vjeç.
Familjarët e tij, të cilët kanë qenë ata që kanë identifikuar kufomën, kanë bërë të ditur se 71-vjeçari ndodhej prej kohësh në gjendje emocionale të rënduar për shkak të konflikteve të shpeshta me fqinjët për një depozitë uji në tarracën e pallatit.
Nga hetimet e deritanishme, dyshohet për vetëvrasje për shkak se në trupin e të moshuarit nuk janë gjetur shenja dhune, megjithatë do të pritet rezultati i analizës mjeko-ligjore.
Gjendet i vdekur Hekuran Zeqo by news-al