Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pas përfundimit të protestës me publikimin e një fotografie që e ka cilësuar “Foto e Vitit”.
Bëhet fjalë për një foto të shkëputur nga protesta e sotme e opozitës që mblodhi në shesh qindra shqiptarë.
Në të shihet pakëz nga profili i një protestuesi, duhet thënë një protestues i veçantë, simpatizant demokrat, i cili ka ngjyrosur kokën me ngjyrën blu (ngjyra karakteristike e Partisë Demokratike) dhe në njërën anë ka shkruar PD, inicialet e partisë.
Veprimi i këtij protestuesi guximtar ka tërhequr edhe vëmendjen e ish-kryeministrit, që e ka cilësuar foton si “Fantastike”. Flitet se bëhet fjalë për një personazh të njohur në media si “Ujku i Cërrikut”.
Berisha e cilësoi protestën e sotme si simfoninë më madhështore të revolucionit demokratik.
(XH.A/SHUPLAKA)