Sipërmarrësi i njohur shqiptar, Elton Ilirjani i ftuar në “Ftesë në 5”, përpos jetës personale dhe luksit, tregoi hapur se ka pasur nga.cmime nga persona të famshëm në Shqipëri, nga showbizi e nga politika.
“Ngacmime kam patur pafund. Kam patur nga persona të njohur të showbiz-it, këngëtarë, aktorë, regjisorë, ka Shqipëria plot, por edhe politikanë. Për mendimin tim ata janë më të papranueshmit, sepse të hapin probleme. Shqiptari kur ka pushtet, bëhet edhe më i keq dhe unë asnjëherë s’kam ndërmend të lidhem me politikanë,” tha Eltoni duke theksuar më pas se me termin politikanë u referohet atyre që jo domosdoshmërisht janë në pozitat më të larta.
Eltoni veçoi Fatos Nanon si të vetmin politikan që nuk do e refuzonte dhe do të ishte i gatshëm ta ‘gjuante’ vetë i pari.
“Fatos Nano është një personazh shumë karizmatik. Fatkeqësisht nuk i ka aspak qejf meshkujt, por nëse do i kishte, unë do e kisha gj.u.aj.tur vetë i pari. Për këtë të jesh e sigurt”, u shpreh Eltoni.