18:23 | 04/12/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fax News zbulon skandalin, oficeri i përjashtuar për spiunazh, pjesë e grupit të negociatorëve për “Paktin detar” (FOTO)

15:36 | 25/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
3
Fax News zbulon skandalin, oficeri i përjashtuar për spiunazh, pjesë e grupit të negociatorëve për “Paktin detar” (FOTO)

Grupi i ekspertëve, pjesë e ministrisë së jashtme që po negocion marrëveshjen e detit me Greqinë është i infektuar nga persona me integritet të ulët professional. Rasti më konkret është i një prej ekspertëve kryesorë, dhe i atij që është rekrutuar për të negociaur me palën greke marrëveshjen e detit. Bëhet fjalë për përfaqësuesin e Ministrisë së Mbrojtjes, ushtratarkun Artur Meçollari i cili shfaqet edhe në këtë foto të shkrepur pas takimit të zhvilluar në Korçë ndërmjet Ditmir Bushatit dhe Niko Kotzias. Ushtaraku në Artur Meçollari është realisht një njohës e çështjeve të detit dhe për këtë ai ka botuar edhe një libër kushtuar incidentit të kanalit të Korfuzit. Por jo njohurit e tij mbi cështjet detare sese integriteti si ushtarak vihen në pikëpyetje sot, aq më tepër që ai është pjesë e grupit negociator për marrëveshjen e detit me Greqinë. Burime për ‘Fax News’ bëjnë me dije se, në vitin 2012, Artur Meçollari i cili në atë kohë mbante postin e zëvendës komandantit të flotës detare me gradën kapiten i parë, është larguar nga detyra për spiunazh dhe për cënim të sigurisë kombëtare. Të njëjtat burime bënë me dije për ‘Fax News’ se, Meçollarit i është kumtuar vendimi i largimit nga zyrtarët e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe pasi është njohur me faktet ai ka pranuar vendimin dhe për këtë madje nuk ka bërë as recurs në Gjykatë. Menjëherë pas ndryshimit të qeverive në vitin 2013, raportohet se Artur Meçollari është rikthyer sërish në rradhët e Forcave të Armatosura si oficer detar ne rrethana të paqarta. Dhe një nga arsyet se përse Presidenti i Republikës ka refuzuar të akordojë plotfuqishmërinë për negociimin e marrëveshjes së detit me Greqinë lidhet pikërisht me oficerin Artur Meçollari. Kjo për dy arsye. E para sepse prania e Meçollarit në takimin e Korçës mes Bushatit dhe Kotzias e me shumë gjasë edhe në atë të Kretës, tregon se qeveria ka negociuar me palën greke termat për marrëveshjen e detit, pa marrë më parë plotfuqishmërin e Presidentit të Republikës. Dhe e dyta rrethanë që ka të bëjë sërish me Artur Meçollarin, por kësaj here për informacionet që kanë mbërritur në tryezën e Presidentit të Republikës Ilir Meta për faktin që në vitin 2012, oficeri në fjalë është larguar nga forcat e armatosura i faktuar për spiunazh.

(F.M/Faxweb)

Etiketa: artur mecollarimarreveshjepakt detarskandal
Pas

Rrënuan kompani të fuqishme vetëm me një status në rrjete sociale, kush janë figurat e njohura

Para

Çështja ‘Çame’, Berisha: Pranim i kërkesës për heqjen e emrit është kapitullim poshtërues, të ngrihemi në revoltë

Para
Çështja ‘Çame’, Berisha: Pranim i kërkesës për heqjen e emrit është kapitullim poshtërues, të ngrihemi në revoltë

Çështja 'Çame', Berisha: Pranim i kërkesës për heqjen e emrit është kapitullim poshtërues, të ngrihemi në revoltë

Comments 3

  1. Billi says:
    6 years më parë

    Ku e kan gjetur ke idjot per ekspert. Aty duhet nje i zanatit, nje hidrograf dhe jo nje historian. O tupe ta gezosh breket e shukriut

    Reply
  2. Gezim says:
    6 years më parë

    Ku na u be expert ky arturi meçollari, o te shplafte panuklla o artur nga u bere hidrograf ti ore. Po specialistat e Sherbimi Hidrografise ku jane. Dihet qe Sherbimi Hidrografise jane ne vartesi te Forces Detare ku ju keni qeni Z/Komandant

    Reply
  3. Drejtesia Ushtarake says:
    6 years më parë

    Ky skuthi, i cili foli me atashehun rus dhe beri lemsh shume gjera, vetem ky nuk duhet te jete ne ate grup negociatoresh. Ky eshte korcar me orgjine dhe per ceshtje e topografise – gjeografise detare, do duhej te ishte vet ai Myslym Pashaj ne ekipin negociator jo e hedhin ne duar lapanjozesh si ky

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

Të Fundit

Afro 80 mijë euro borxh, “Trepça” një javë afat për realizmin e pagesave ndaj minatorëve

Izraeli urdhëron evakuim masiv në jug të Gazës, por palestinezët s’kanë ku të ikin më

Moska mbulohet nga bora, ndërsa temperaturat në Siberi bien në minus 56 gradë

Terroristi në Paris me probleme të shëndetit mendor

Gjermania zgjat kontrollet kufitare me Poloninë, Çekinë dhe Zvicrën

Lufta, si shpërndarja e informacioneve nga vendngjarja në rrjete sociale ndikon në shëndetin mendor

Qeveria e Melonit diskuton marrëveshjen me Ramën

Shqetësim në Japoni për sulmet e arinjve, 6 të vdekur dhe mbi 200 të plagosur në më pak se një vit

Tel Aviv urdhëron banorët e Gazës të largohen nga zonat e Khan Younis

Zjarr në një hotel në Vranisht të Devollit, ende nuk dihet shkaku

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.