Nga Artur Cani
Perdhunimi
Dikur ne kontinentin Europian linden dy krijesa, dy motra, njera me e madhe e tjetra dhjete vjet me e vogel. E para lindi ne vendin fqinje Itali, ne vitin 1951. Ne krijesen tone sollem ne jete 11 vjet me vone ne vitin 1962, te brishte, te embel dhe artistike. Ashtu sikunder edhe fqinjet tane matane detit, edhe ne krijeses tone i vume nje emer. Ata krijesen e tyre e kishin quajtur Festivali I Sanremos, ne e quajtem Festivali I Kenges ne Radio e pastaj edhe ne Televizion. Ky emer u be nje patente, u be nje simbol. Ne krijesen tone e rritem me shume dashuri dhe kjo krijese u be nena jone, motra jone, nje gje e afert dhe e dashur per te gjithe ne. E futem ate ne shtepite tona dhe ngazellenim sa here qe vinte … edhe pse rralle, nje here ne vit….pa cka…ne per te perkujdeseshim gjithe vitin. Por nje dite mbrriten sa bajloze, ca lubi, pa integritet, pa identitet, pa moral, pa dashuri dhe kete krijese na e rrembyen. E kthyen ne nje lope qe kush e kush ta milte me shume dhe i nderruan edhe emrin. E quajten Festivali I Dhjetorit dhe e therrisnin shkurt Fest. Filluan ta perdornin, ta shkelnin, ta poshteronin, ta perdhosnin e ta perdhunonin. Kete trashegimi kulturore dhe artistike tonen e nxorren ne rruge dhe e lane ne dore te ca mercenareve. Mercenaret si kudo dhe kurdohere nuk kane dashuri, nuk kane kujdes, nuk kane patriotizem. Jane qenie qe mendojne se si te mos luftojne, te mos plagosen, te mos lodhen e te kthehen ne shtepite e tyre sa me shpejt e me sa me shume leke ne xhep. Per mercenaret nuk ka rendesi se kush e fiton betejen…mjaft qe ajo te mbaroje. Dhe keta mercenare e perdoren krijesen tone, Festivalin tone, derisa I zune frymen, derisa Festivali rrezikoi edhe te vdese, te zhdukej. Por lubite nuk mund ta humbisnin Festivalin tone, qe per ta ishte burim fitimi dhe asgje tjeter. Atehere cfer bene? Derguan tek ne nje pseudo drejtor, qe na kerkoi leke, leke te thata ne dore. Ne qe krijesen tone, trashegimine tone artistike e duam, leket i dhame, I dhame qe Festivali te mbijetonte. Ata neve na kerkuan harac. Edhe pse ne e dime qe Dashuria jone, Festivali yne, Trashegimia jone, nuk mund as te blihej e as te shitej, leket I dhame. Dhe ata cfare bene me ato leke? Ja dhane ca mercenareve, Dhe mercenaret cfare bene? Dashurine tone, Festivalin tone tashme 55 vjecar e rikthyen ne skene ne shoqerine e nje pseudo-aktori qe nuk di as te flase dhe te nje ish kengetareje qe kesaj rradhe donte te prezantonte nudizmin e saj. Ashtu si te perralla e Hirushes, dy shemrat e Krijeses sone Top Fest dhe Kenga Magjike u kenaqen, sepse mezi presin qe Dashurise tone, Krijeses tone, Trashegimise tone t’ja rrembejne princin sepse Krijesa jone tashme eshte kthyer ne nje biznes privat nga e cila perfiton nje ushtri mercenaresh e perbere nga dy pseudo-regjisore kosovare, qe ne vendin e tyre as nuk kane festival, dy pseudo-prezantues, nga te cilet njeri pseudo-aktor qe nuk dine as te flasin, nje pseudo-juri qe as nuk paraqitet ne salle, nje pseudo-juri on line, qe nuk funksionon, nje tufe kengetaresh kosovare, pra nje ushtri mercenaresh qe nuk ka asnje lidhje dhe as qe e njeh Krijesen, Trashegimine dhe Dashurine tone, Festivalin e Kenges ne Radio Televizion. Po gjithe ata qe kete Festival nder vite e kane rritur e jane kujdesur per te ku jane? Nuk jane. Dhe ky quhet Perdhunim.
Kete i kishte molloisur Mazes, Astriti, nje miku i tij i vjeter. (M.D/SHUPLAKA)