Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier–Ballsh, në fshatin Plyg, ku një 15-vjeçar që drejtonte një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur tre të mitur, përfshirë drejtuesin e mjetit dhe dy pasagjerët, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 21:00, në aksin rrugor “Fier-Ballsh”, në fshatin Plyg, një shtetas 15 vjeç, banues në Mbyet, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit i cili ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar dy pasagjerët 13 vjeç dhe 14 vjeç, banues në Mbyet, si dhe vet drejtuesi i mjetit, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.