00:10 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Fierza, në gjendje kritike edhe pse prurjet dyfishohen, KESH rriti prodhimin

15:39 | 18/08/2017
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fierza, në gjendje kritike edhe pse prurjet dyfishohen, KESH rriti prodhimin

Në kushtet kur vendi është duke u furnizuar me energji të importuar dhe OSHEE do të plotësonte një pjesë shtesë me një tender të dytë, KESH ka vendosur të rrisë kontributin e tij me një prodhim disi më të lartë se dy javë më parë.

Të dhënat e fundit për kaskadën e Drinit reflektojnë një situatë gjithmonë e më kritike, sidomos për Fierzën, që është edhe hidrocentrali kryesor ndër të tre që janë pjesë përbërëse e saj.

Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve duket se nuk po ndihmojnë Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, e cila është duke kërkuar një balancë mes menaxhimit me eficencë të rezervës ujore të disponueshme  por edhe garantimit të një sasie energjie që ngushton lehtë varësinë nga importet.

Konkretisht nga të dhënat e datës 17 gusht 2017, ora 14:00, rezulton që Fierza të ketë prekur nivelin 268.13 metër shifër që tregon rënie krahasuar me të dhënat e dy javëve më parë, kur regjistronte 269.80 metra.

Nga të dhënat e së enjtes rezulton se niveli i Fierzës është ulur me rreth 1 metër ndërsa janë duke u  përpunuar maksimalisht prurjet, të cilat rezultojne ditëtt e fundit në 50 m3/sek nga 25 m3/sek që ishin më 2 gusht. Si rrjedhojë prodhimi i KESH për OSHEE është rritur në 2,476 MWh në ditë nga 1600 MWh që ishte më herët.

Për muajin gusht, OSHEE tenderoi fillimisht rreth 30 milionë euro dhe më pas 1.6 milionë të tjera për garantimin e furnizimit të vendit me energji. Ky është muaji i dytë që vendi furnizohet kryesisht nga importi ndërkohë që gjasat janë që edhe shtatori të sigurohet me importe.

Kjo bëhet edhe më e thjeshtë me ndryshimin e fundit të buxhetit nga ana e qeverisë, e cila përmes një akti normativ rriti huadhënien për energjinë me 3 miliardë lekë, pak a shumë sasia e nevojshme e parave për sigurimin e energjisë mujore nëse u referohemi vlerave që kanë rezultuar nga dy muajt e kaluar./Monitor

 

Etiketa: cmimifierzaKESH rriti prodhiminuje
Pas

Sulmi terrorist në Spanjë, PD: Një agresion burracak ndaj vlerave të botës demokratike

Para

Aksident në autostradën Fushë-Krujë-Milot, 5 të plagosur

Para
Aksident në autostradën Fushë-Krujë-Milot, 5 të plagosur

Aksident në autostradën Fushë-Krujë-Milot, 5 të plagosur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.