Princesha shqiptare, Elia Zaharia është mes atyre që ka firmosur shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të një teatri të ri.
Mes atyre që kanë reaguar në lidhje me këtë qëndrim të princeshës është dhe deputeti i PD-së Agron Shehaj.
Ai përmes një postimi në ‘Facebook’ shkruan se ka respekt për familjen mbretërore por qëndrimi I Elias në këtë rast e ka lënë pa fjalë.
Ai i kujton se së bashku kishin restauruar një objekt të vjetër me vlera historike të familjes mbretërore duke i bërë thirrje që të jetë në anën e drejtë të historisë.
Postimi I plotë:
E dashur Elia, Kam shumë respekt për familjen mbretërore por në këtë rast qëndrimi juaj mbi teatrin më la pa fjalë, sepse është i gabuar.
Së bashku restauruam kohë më parë një objekt të vjetër e me vlera historike në pronësi të familjes mbretërore, dhe e kthyem në një qendër inovacioni të teknologjisë së informacionit.
Përse Teatri, gjithashtu mbartës vlerash duhet zhdukur në vend që të restaurohet? Familja juaj më shume se asnjë tjetër e di që shuarja dhe mohimi i së kaluarës shkakton plagë të pashërueshme për shoqërinë.
Duhet të jemi nga ana e drejtë e historisë.
(B.H/Faxweb)