Pep Guardiola fitoi Ligën Premier për herë të pestë me Manchester City këtë sezon dhe do të përpiqet të bëhet kampion i Evropës për herë të parë me klubin anglez.
Në një intervistë para ndeshjes së xhiros së fundit të Ligës Premier kundër Brentford, Guardiola zbuloi për një gazetare “sekretin” e suksesit të tij.
“A e dini sekretin e suksesit tim si trajner? Unë do t’ju them. Barcelona, Bayern Munich, Manchester City. Ky është sekreti i suksesit të Pep. Messi, Leëandoëski, Haaland, Aguero. Ky është sekreti”.
“E dua nënën dhe gjyshin tim, por me ta nuk do të kisha fituar Ligën e Kampionëve, kjo është e sigurt”, ka thënë ai.
Guardiola fitoi një FA Cup dhe katër Carabao Cup me Man Cityn.
Në Barcelonë, ndër të tjera, ai fitoi tre La Liga, dy Liga të Kampionëve dhe dy herë Kupën e Mbretit.
Me Bayernin ka qenë tre herë kampion i Gjermanisë dhe dy herë ka fituar kupën.