Pas ‘’fushatës’’ së Trump për të ndaluar shtetas të ndryshëm që të hyjnë në kufijtë e Amerikës vjen dhe përgjigja e parë. Irani do të jetë shteti i parë që doi të ndalojë hyrjen e shtetasve amerikanë. Kjo si një lloj hakmarrje ndaj Trump dhe për t’i kujtuar atij rregullat e reciprocitetit.
Një deklaratë e Ministrisë së Jashtme të Iranit ka thënë se SHBA-të do të marrin të njëjtën përgjigje për aksionet e tyre ndaj Iranit.
Urdhri i Trump ndalon hyrjen e shtetasve nga Iraku, Libia, Somalia, Sudani, Siria, Jemeni, Irani në SHBA dhe ka ngjallur pakënaqësi edhe në OKB.