Në ndeshjen e sotme mes Flamurtarit dhe Vllaznisë, të parët janë ata të cilët më në fund arritën të dalin nga zona e ftohtë e rënies nga kategoria.
Flamurtari ka fituar 2:0 me Vllazninë, duke u ngjitur kështu në kuotën e 31 pikëve. Me këtë ndeshje ata kanë parakaluar Laçin përkohësisht, duke e lënë në vend të 8-të.
Ka qenë Bushiç ai që në minutën e shtatë ka kaluar skuadrën në avantazh, ndërsa në minutën e 61’ ishte Danilo Alvesh, i cili vulosi dhe fitoren e vlonjatëve.
Për shkak të ndëshkimit që Flamurtari ka marrë nga Komisioni i Disiplinës, ndeshja u zhvillua pa praninë e tifozëve. (D.D/Shuplaka)