00:56 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Flet dëshmitari që pa ekzekutimin e Malkos: Autorët ishin pa maska, si u afrua tek makina për tu siguruar që e vrau

19:04 | 05/09/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
FOTO/ Kush është Santiago Malko, ish-polici që u ekzekutua me breshëri plumbash

Kanë kaluar 6 ditë nga vrasja e Santiago Malkos, por policia nuk ka ende asnjë autor të arrestuar për ngjarjen. Një dëshmitar, duke folur për “Klan Plus”, ka treguar dinamikën e ekzekutimit të ish-efektivit të policisë, duke treguar se dy autorët kanë qëlluar me dy armë të ndryshme ndaj 26-vjeçarit.

“Viktima, që më vonë mësova se quhej Santiago Malko doli nga lavazhi me makinën e tij qetësisht. Në ato moment, një mjet tip Benz i preu rrugën. Pastaj një furgon i bardhë doli para Benzit dhe makinës së Malkos. Nga ky furgon zbritën dy persona. Njëri mbante armë në dorë, që nga zhurma e plumbave u kuptua që ishte kallashnikov. Kanë zbrazur dy karikatorë, të gjitha mbi makinën. Më pas, njëri nga autorët iu afrua makinës së Malkos, duke gjuajtur edhe një herë nga afër; këtë herë nuk e di me çfarë arme. Kjo mesa duket për tu siguruar për vrasjen”, ka thënë dëshmitari, që ka parë nga afër skenën.

Po ashtu, ai zbulon se autorët u larguan të qetë nga vendi i krimit dhe se nuk e kishin të mbuluar fytyrën. “Autorët ishin pa maska, madje ai që qëlloi, për mua ishte njeriu më i qetë që kam parë ndonjëherë. Pasi qëlluan mbi makinën e Santiago Malkos, të dy autorët u futën në makinë. Benzi, i cili luajti vetëm rolin e bllokimit të rrugës, u largua në drejtim të Oxhakut, ndërsa furgoni i bardhë iku në drejtim të Freskut. Krejt qetësisht, pa përdorur ndonjë shpejtësi të madhe”.

Pak orë pas ngjarjes, makina e autorëve u gjet e djegur në fshatin Ferras në periferi të Tiranës ndërsa për fugronin e autorëve të krimit nuk ka asnjë shenjë.

Etiketa: santiago malko
Pas

“Tërmeti i Bablokut të madh ishte aq i fortë”, PDIU reagon për raportin e OSBE-IDHIR

Para

Aksident tragjik, kamioni përplas për vdekje një person

Para
Përplasen dy mjete në Radhimë, plagosen katër persona, dy në gjendje të rëndë

Aksident tragjik, kamioni përplas për vdekje një person

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.