Ish-misi dhe gazetarja e Hygerta Sako ka folur te “Rudina” për divorcin e saj dhe marrdhënien me vajzën e saj të vetme, Anën. Sako ka treguar se Anës nuk i mungon asgjë dhe se ish burrin ka një marrdhënie fantastike.
“Ana nuk ka asnjë lloj mungese se Ana i ka të dy prindërit. Nuk kam pasur asnjë lloj vështirësie edhe pse tashmë unë jetoj me prindërit e mi dhe vajzën. Por Ana kalon të njëjtën kohë si me mua dhe babain e saj. Nuk kam pasur asnjë lloj vështirësie në kuptimin që dua të bëj një gjë më shumë. Ajo është në shkollë, kthehet njësoj siç kur vij unë nga puna. Ajo ka shumë njerëz që i japin shumë dashuri dhe nuk i mungon asgjë, është realiasht një fëmijë i lumtur. Unë edhe me ish-bashkëshortin kam një marrdhënie fantastike, s’kemi problem të tilla”, u shpreh Sako.
(J.V/Shuplaka)